Stafi ynë

Fatmir Kazazi
Partner / Menaxher i Përgjithsëm/Konsulent Fiskal
Është diplomuar në Ekonomi/Financë dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës. Ka kryer një sërë trajnimesh ndërkombëtare në fushat e politikave fiskale, administrimit tatimor, taksimit ndërkombëtar, për negocimin dhe zbatimin e marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë, për standartet ndërkombëtare të kontabilitetit, për kontrolle tatimore të kompanive shumëkombëshe, për riorganizimin të kompanive, për transferimin e çmimit etj, të organizuara nga institucione ndërkombëtare si: OECD, USAID, FMN, Banka Botërore, IFC, etj.Ka punuar për 23 vite (1982 – 2005) në Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve si ekspert dhe në disa pozicione drejtuese. Ka qenë përfaqësues i Shqipërisë si anëtar themelues i Organizatës Ndërkombëtare të Administratave Tatimore (IOTA) dhe korrespondent i Shqipërisë në Byronë Ndërkombëtare të Dokumentacionit Fiskal (IBFD). Që prej vitit 2005 ka themeluar biznesin e tij privat “Kazazi Consulting” duke patur gjithashtu marrëdhënie të vazhdueshme kontraktore me disa organizata ndërkombëtare si IBFD, USAID, IFC/Banka Botërore, KE, OKB, OSBE, etj.
Eva Haxhiaj
Tax and Accounting Manager, Certified Public Accountant, IBFD APCIT
Sara Gokja
Senior Accountant and Tax Advisor
Ralf Kazazi
Tax and Business Consultant, Tax Accountant, Certified Public Accountant, Compliance Officer, ACFE
Elsa Marku
Accountant and Tax Advisor
Remila Ibi
Accountant and Tax Advisor
Fjona Bitri
Accountant and Tax Advisor
Ervisa Avda
Accountant and Tax Advisor
Elisabeta Xhelili
Accountant and Tax Advisor
Biberta Rredhi
Accountant and Tax Advisor
Bukuroshe Aliaj
Accountant and Tax Advisor
Redona Shuperka
Accountant and Tax Advisor
Elez Bici
Staff Accounting and Administrative Assistant
Irfan Maskaj
Information Logistics Coordinator/ Document and Information Courier
Imer Kaceli
Certified Public Accountant, Senior Accountant

Fatmir Kazazi
Partner / Menaxher i Përgjithsëm/Konsulent Fiskal

Biberta Rredhi
Ju bashkua kompanisë “Kazazi Consulting” në Shkurt të vitit 2020. Ka perfunduar studimet e larta ne Universitetin e Elbasanit, Fakulteti i Ekonomise per “Informatike Ekonomike ” ne vitin 2015 dhe ne vitin 2018 eshte diplomuar ne Master Profesional per Administrim Bisnesi ne Universitetin Bujqesore te Tiranes. Angazhimi kryesor eshte ne sherbime kontabiliteti, pergatitje pasqyrash financiare .

Elez Bici
Junior accountant and office administration
Ju bashkua kompanisë “Kazazi Consulting” në Shtator 2020. Ka përfunduar studimet e larta BSc. në K.U.B. Tiranë për “Financë Kontabilitet” në vitin 2017, dhe në vitin 2019 është diplomuar në Master Profesional për Financë Kontabilitet në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Angazhimet kryesore janë në shërbime kontabiliteti, përgatitje pasqyrash financiare, deklarime tatimore, dhe detyra administrative në lidhje me zyrën, apo klientët tanë. Ndërkohe vazhdon studimet MSc. për “Administrim Publik”.

Bukuroshe Aliaj
Kontabiliste e re dhe asistente tatimore
U bashkua me “Kazazi Consulting” në shkurt 2022.
Diplomuar në vitin 2019 në Universitetin e Tiranës për Financë me nota të shkëlqyera. Në vitin 2022 përfundoi MSc. në Kontabilitet dhe Auditim me rezultate të shkëlqyera gjithashtu.
Angazhohet kryesisht në kontabilitet, shërbime tatimore dhe kontabiliteti, duke përfshirë përgatitjen e pasqyrave financiare dhe raporteve financiare. Ka ndjekur disa kurse dhe trajnime në programet kompjuterike dhe financiare. Njohuri të plota profesionale në gjuhën angleze (perfekt), dhe aftësi profesionale të punës (shume mirë) në gjermanisht.

Elisabeta Xhelili
Kontabiliste dhe Asistente Tatimore
Pjesë e “Kazazi Consulting” që nga Janari 2019. E diplomuar në vitin 2015 në Universitetin e Tiranës, dega Financë. Në vitin 2020 ka përfunduar studimet Master në Kontabilitet dhe Auditim. Angazhuar kryesisht në mbajtje librash, shërbime tatimore dhe kontabiliteti, duke përfshirë përgatitjen e pasqyrave dhe raporteve financiare. Ka ndjekur disa kurse dhe trajnime në programet kompjuterike dhe financiare. Ka ndjekur disa trajnime të kontabilitetit dhe taksave.

Enkelejda Bode
Auditues Ligjor, Kontabilist i Miratuar dhe Konsulent Tatimor
Ёshtё pjesё e Kazazi Consulting qё prej vitit 2011. Ka pёrfunduar studimet nё vitin 2009 nё Universitetin e Tiranёs pёr Financё ku dhe ka pёrfunduar Master pёr Kontabilitet. Nё vitin 2014 ka pёrfunduar studimet nё Universitetin e Drejtёsisё.
Gjatё kёsaj periudhe ёshtё angazhuar kryesisht nё shёrbimet tatimore dhe tё kontabilitetit duke pёrfshirё: pёrgatitjen e pasqyrave financiare sipas SKK dhe SNRF, analizё tё pasqyrave financiare, pёrgatitje tё due-diligencave, auditim i brendshёm dhe i jashtёm, etj. Vazhdimisht ka qenё e angazhuar nё projektet dhe trajnimet e organizuara nga zyra jonё.
Qё prej vitit 2012 ёshtё e liçensuar si Kontabilist i Miratuar dhe mё 2019 ёshtё liçensuar si Auditues Ligjor.

Ervisa Avda

Fjorilda Muço

Imer Kaceli
Ekspert Kontabilist i Miratuar
Bashkuar me Kazazi Consulting te fund te vitit 2020.
Ka mbaruar fakultetin për kontabiliteti Në Tiranë me 1973. Pas përfundimit te studimeve punoi si revizor finance ne Bashkinë Mat për 7 vjet, dhe mbas këtij pozicioni u emërua shef finance dhe kontrolli në Bashkinë Mat ku punoi për 3 vjet.
Pas eksperiencave në Mat, Imeri erdhi në Tiranë ku filloi punë në Ministrinë e Financave si ekspert/inspektor i buxhetit të shtetit për 6 vjet, dhe me pas u emërua Shef Finance dhe Kontrolli i Bashkisë Tiranë. Dy vite më vonë ai u emërua Drejtor Finance i Institutit te Sigurimeve Shoqërore ne Shqipëri. Pas 1 viti ne Institutin e Sigurimeve, Imeri u bë Drejtor i taksave vendore ne Tiranë, ku punoi për 3 vite.
Nga viti 1996 dhe deri me 2020 Z. Imer Kaceli ka punuar si ekspert kontabël i miratuar i pavarur.

Eva Haxhiaj
Ju bashkua kompanisë “Kazazi Consulting” në Nëntor të vitit 2018. Ka punuar në kompani të mëdha dhe të njohura në sektorin e kontabilitetit dhe auditimit, siç janë ILD-99 Audit sh.p.k dhe Mazars sh.p.k. Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, në degën Financë – Kontabilitet në vitin 2015 dhe në vitin 2017 është diplomuar në Master Shkencor Kontabilitet dhe Auditim, po në këtë fakultet. Angazhimi kryesor është në shërbime kontabiliteti, përgatitje pasqyrash financiare dhe paketa raportuese si dhe shërbime konsulence fiskale.

Ralf Kazazi
I diplomuar në BSc. Financë Kontabilitet në 2017 në Tiranë. Pas studimeve Ralf filloi punë në Departamentin e Financës në një bankë shumëkombëshe në Shqipëri si specialist i Raportimit Rregullativ dhe Cilësisë së Informacionit. Pas mbi dy vjet përvojë në bankë, ai vazhdoi studimet në Universitetin e Uellsit të Jugut, MB, ku u diplomua “I dalluar” në MSc. Auditimi dhe Kontabiliteti Hetimor. Filloi të punojë me kohë të plotë në Kazazi Consulting në tetor 2021.
Interesat e tij kryesore janë: analiza financiare hetimore, ekzaminimi i mashtrimit dhe krimit financiar, tatimet dhe taksat, auditimi dhe qeverisja, dhe krimi kibernetik. Titulli i disertacionit të MSc-së së tij është “Efekti i qëndrimit të gjatë të firmës audituese në skandalet e auditimit. Një vështrim në rastin e Carillion-it.“. Për më tepër, ai është në proces për t’u bërë CFE dhe kontabilist i certifikuar në Shqipëri.

Sara Gokja
Asistente Fiskale & Kontabiliteti
Pjesë e “Kazazi Consulting” që prej Prillit të 2019. Diplomuar për Financë në 2016 në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2018 ka përfunduar studimet Master për Financë. Me përvojë në departamentin e financës të një institucioni financiar privat, që merret me fondin e pensioneve dhe investimeve. Angazhohet kryesisht në shërbimet fiskale dhe të kontabilitetit, duke përfshirë përgatitjen e pasqyrave financiare dhe raporteve financiare. Ka ndjekur disa trajnime të kontabilitetit dhe taksave.