Projektet
Kërkim në shërbim të politikave publike.
“Kazazi Consulting” u përzgjodh nga PMI IMPACT, një nismë globale që mbështet projekte kundër tregtisë së paligjshme dhe krimeve që lidhen me të.
Studimi
Tregtia e paligjshme e duhanit në rajon.
Studim kërkimor mbi tregtinë e paligjshme të duhanit në Shqipëri dhe në vendet fqinje, që analizon lidhjen ndërmjet politikave fiskale dhe politikave shtetërore, përfshirë legjislacionin penal në luftën kundër tregtisë së paligjshme.
Projekti monitoron kultivimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit të papërpunuar, tregtinë e paligjshme të duhanit dhe korrupsionin që lidhet me të.
Fushat e punës
- Metodologjia kërkimore dhe ndikimi ekonomik
- Legjislacioni administrativ dhe penal
- Politikat bujqësore për duhanin
- Korrupsioni në kufij dhe në dogana
- Rrugët e kontrabandës drejt BE-së
- Hartat e kultivimit dhe analiza në terren
Ekipi i projektit
Ekspertë të njohur të fushës.
Për zbatimin e projektit, “Kazazi Consulting sh.p.k.” angazhoi akademikë dhe ish-drejtues të institucioneve shtetërore.
EPProf. Dr. Engjëll PereDoktor në shkenca ekonomike
Ekspert kërkimi, niveli 1. Përgjegjës për metodologjinë kërkimore dhe për studimin e fenomenit në kontekstin akademik, me ndikimin e tij makro dhe mikroekonomik.
ARProf. Arben RakipiProfesor i së drejtës penale, ish-prokuror i përgjithshëm
Ekspert kërkimi, niveli 1. Analizon legjislacionin administrativ dhe penal, moderon seminaret dhe drejton diskutimet me kolegët nga vendet e tjera.
AMProf. Ardian MaçiProfesor i bujqësisë dhe mjedisit, ish-dekan
Ekspert kërkimi, niveli 1. Studion politikat bujqësore për duhanin në secilin vend dhe moderon diskutimet për këtë temë.
YBProf. As. Dr. Ylber BezoPresident i Universitetit “Akademia e Biznesit”
Drejton studimin për nivelin e korrupsionit në kufijtë e Shqipërisë dhe faktorët që ndikojnë në tregun e paligjshëm të duhanit.
PDDr. Përparim DërvishiDoktor në ekonomi, ish-drejtor i përgjithshëm i Doganave
Ekspert kërkimi, niveli 1. Hulumton rrugët e produkteve të paligjshme drejt tregut të BE-së dhe praktikat kundër korrupsionit në dogana.
EMProf. As. Dr. Etleva MuçaPedagoge, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Eksperte kërkimi, niveli 2. Përgatit hartat e kultivimit të duhanit dhe koordinon vizitat dhe analizat në terren.
Bashkëpunime ndërkombëtare
Në shërbim të organizatave ndërkombëtare.
Që nga viti 2005, Fatmir Kazazi ka bashkëpunuar vazhdimisht, me kontratë, me organizata ndërkombëtare për çështje tatimore dhe fiskale.
IBFDUSAIDIFC / Banka BotëroreKomisioni EvropianOKBOSBEUNDP
Kontakt