Luftojmë tregtinë e Paligjshme së bashku

Një iniciativë globale për mbështetjen e projekteve për luftimin e tregtisë së paligjshme dhe
veprave penale të lidhura me të.

“Kazazi Consulting Sh.p.k” u përzgjodh nga PMI IMPACT për projektin e mëposhtëm:

Studim kërkimor mbi tregtinë e paligjshme të duhanit në Shqipëri dhe në vendet fqinje, duke analizuar lidhjen ndërmjet politikave fiskale dhe politikave shtetërore, përfshirë legjislacionin penal në luftën kundër tregtisë së paligjshme. Monitorimi i kultivimit, përpunimit dhe tregtimit të duhanit të papërpunuar, tregtisë së paligjshme të duhanit dhe korrupsionit përkatës.

Në zbatim të këtij projekti, “Kazazi Consulting Sh.p.k” ka angazhuar ekspertë të nderuar të fushës, si më poshtë vijon:

 

Prof. Dr. Engjell Pere

Prof. Dr. Engjell Pere

PhD në Shkenca Ekonomike.

Z. Pere do të angazhohet si Ekspert Kërkimi Niveli 1 dhe do të jetë përgjegjës për metodologjinë kërkimore si dhe për studimin e këtij fenomeni në kontekstin akademik dhe ndikimin e tij në mjedisin makroekonomik dhe mikroekonomik.

 

 

Prof. Arben Rakipi

Prof. Arben Rakipi

Profesor i Kodit Penal në Shkollën e Magjistraturës në Shqipëri, Anëtar i Komisionit Këshillimor në Ministrinë e Drejtësisë, Ekspert i Komisionit të Reformës në Drejtësi (Lider i Ekipit), ish-Prokuror i Përgjithshëm.

Z. Rakipi do të angazhohet si Ekspert Kërkimi Niveli 1 dhe do të studiojë dhe analizojë legjislacionin aktual administrativ dhe penal dhe do të zbatojë rezultatet në tregun e paligjshëm të duhanit në secilin shtet. Ai do të moderojë workshop-et dhe seminaret dhe do të drejtojë diskutimet me kolegët nga shtete të tjera.

 

 

 

Prof. Ardian Maçi

Prof. Ardian Maçi

Profesor i bujqësisë dhe mjedisit, ish-Dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ekspert i licencuar për monitorimin e problemeve mjedisore, Anëtar i Shoqatës Europiane të Agronomisë, Anëtar i Shoqatës së Ushqimit të Bimëve, Gjermani, Anëtar i Shoqatës së Shkencave të Tokës, Shqipëri.

Z. Maçi do të angazhohet si Ekspert i Kërkimit Niveli 1, do të kryejë studime mbi politikat bujqësore aktuale lidhur me duhanin në secilin shtet si dhe do të moderojë diskutimet me kolegët në vende të tjera lidhur me këtë temë.

 

 

Assc. Prof. Dr. Ylber Bezo

Assc. Prof. Dr. Ylber Bezo

Prof. Dr. Ylber Bezo, President i Universitetit “Akademia e Biznesit” në Tiranë.

Z. Bezo do të drejtojë studimin rreth nivelit të korrupsionit në kufijtë e Republikës së Shqipërisë. Ai do të kryejë një anketë, do të analizojë dhe do të identifikojë faktorët që ndikojnë në tregun e paligjshëm të duhanit dhe të cigareve në rajon.

 

 

 

Dr. Perparim Dërvishi

Dr. Perparim Dërvishi

PhD në Ekonomi, MBA Leadership, Master në Administrim Biznesi, MBA në Shkollën Norvegjeze të Menaxhimit, PhD në Ekonomi, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

Z. Dervishi do të angazhohet si Ekspert Kërkimi Niveli 1 për të hulumtuar rrugët që ndjekin produktet e paligjshme të duhanit për të hyrë në tregun e BE-së. Ai do të jetë përgjegjës për moderimin e seminareve/workshop-eve dhe do të drejtojë diskutimet me kolegët e vendeve të tjera për rregullat dhe praktikat e masave anti-korrupsion që janë marrë ndaj funksionarëve të doganave si edhe për identifikimin e praktikave më të mira në kufijtë doganorë të BE-së.

 

 

 

Prof Ass Dr. Etleva Muca

Prof Ass Dr. Etleva Muca

Prof. Ass Dr. Pedagoge në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë & Agrobiznesit.

Ajo do të angazhohet si Eksperte Kërkimi Niveli 2 dhe do të jetë përgjegjëse për përgatitjen e hartave të kultivimit të gjetheve të duhanit, duke hulumtuar rrugën nga mbjellja deri te prodhimi dhe ciklin e shitjes në mënyrë të ligjshme dhe të paligjshme. Ajo do të bashkërendojë vizitat në shtetet e tjera dhe do të kryejë analiza në terren.