STAFI

Fatmir Kazazi

Partner / Menaxher i Përgjithsëm/Konsulent Fiskal

Është diplomuar në Ekonomi/Financë dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës. Ka kryer një sërë trajnimesh ndërkombëtare në fushat e politikave fiskale, administrimit tatimor, taksimit ndërkombëtar, për negocimin dhe zbatimin e marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë, për standartet ndërkombëtare të kontabilitetit, për kontrolle tatimore të kompanive shumëkombëshe, për riorganizimin të kompanive, për transferimin e çmimit etj, të organizuara nga institucione ndërkombëtare si: OECD, USAID, FMN, Banka Botërore, IFC, etj.Ka punuar për 23 vite (1982 – 2005) në Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve si ekspert dhe në disa pozicione drejtuese. Ka qenë përfaqësues i Shqipërisë si anëtar themelues i Organizatës Ndërkombëtare të Administratave Tatimore (IOTA) dhe korrespondent i Shqipërisë në Byronë Ndërkombëtare të Dokumentacionit Fiskal (IBFD). Që prej vitit 2005 ka themeluar biznesin e tij privat “Kazazi Consulting” duke patur gjithashtu marrëdhënie të vazhdueshme kontraktore me disa organizata ndërkombëtare si IBFD, USAID, IFC/Banka Botërore, KE, OKB, OSBE, etj.

Ana Muka

Menaxhere kryesore, Kontabiliste & Eksperte Fiskale e Licensuar.

Pjesë e “Kazazi Consulting” që prej vitit 2012. Ka ndjekur studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë për Administrim Biznesi. Diplomuar në 2011. Në vitin 2013 ka përfunduar studimet Master për Kontabilitet dhe Auditim. Angazhuar kryesisht në shërbimet tatimore dhe kontabilitetit, përfshirë përgatitjen e pasqyrave dhe raportimeve financiare. Aftësi të mira në përgatitjen e due diligencave tatimore, në zbatimin e marrëveshjeve tatimore dhe në përgatitjen e dokumentacionit të transferimit të çmimit. Pedagoge e jashtme në Universitet (Lektore). Në proces përfundimi të ACCA (Association of Chartered Certified Accountants).

 

Ismina Kuci

Menaxhere, Kontabiliste e Miratuar & Eksperte Fiskale

Pjesë e “Kazazi Consulting” që prej vitit 2011. Ka ndjekur studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë për Financë Bankë. Diplomuar në 2011. Në vitin 2014 ka marrë titullin Master i Shkencave në Financë Bankë. Angazhuar kryesisht në shërbimet tatimore dhe kontabilitetit, përfshirë përgatitjen e pasqyrave dhe raportimeve financiare. Aftësi të mira në përgatitjen e due diligencave financiare, në zbatimin e marrëveshjeve tatimore për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe në përgatitjen e dokumentacionit të transferimit të çmimit. Pedagoge e jashtme në Universitet (Lektore).

Erodita Gjoni

Menaxhere, Kontabiliste dhe konsulente fiskale.

U bë pjesë e “Kazazi Consulting” në Mars 2016, pas një eksperiece të gjatë në një kompani shërbimesh kontabiliteti/auditimi/tatimore. Ka ndjekur studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë për Financë-Kontabilitet. Diplomuar në vitin 2008. Në vitin 2014 përfundon gjithashtu studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Angazhuar kryesisht në shërbimet tatimore dhekontabilitetit, përfshirë përgatitjen e pasqyrave dhe raportimeve financiare, si edhe në shërbime të konsulencës juridike.

Enkelejda Bode

Menaxhere, Kontabiliste e Miratuar & Eksperte Fiskale

Pjesë e “Kazazi Consulting” që prej vitit 2011. Ka ndjekur studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë për Financë Kontabilitet. Diplomuar në 2009. Në vitin 2013 ka përfunduar Master në Kontabilitet. Angazhuar kryesisht në shërbimet tatimore dhe kontabilitetit, përfshirë përgatitjen e pasqyrave dhe raportimeve financiare. Angazhuar gjithashtu në kontrollet tatimore dhe të kontabilitetit dhe përgatitjen e due diligencave financiare. Ka përfunduar stazhin për ekspert kontabël i autorizuar.

Irfan Maskaj

Menaxher i Burimeve Njerëzore dhe Administratës

Pjesë e “Kazazi Consulting” që prej vitit 2013 pas një eksperience të gjatë pune në institucione shtetërore. Ka ndjekur studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë Agrare. Diplomuar me titullin Ekonomist në vitin 2005. Ka ndjekur disa kurse dhe trajnime lidhur me programet kompjuterike dhe ato financiare. Aftësi të mira në çështjet administrative dhe burimeve njerëzore.

Vera Spahiu

Kontabiliste

Pjesë e “Kazazi Consulting” që prej vitit 2015. Ka ndjekur studimet e larta për Financë dhe Kontabilitet ku edhe është diplomuar në vitin 1976. Njeh mirë programet kompjuterike dhe ato financiare. Më shumë se 25 vite eksperiencë në çështjet e sigurimeve shoqërore dhe kontabilitetit.

 

Brixhilda Kasa

Juriste

Pjesë e “Kazazi Consulting” që prej vitit 2014. Ka ndjekur studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Diplomuar në 2013. Në vitin 2015 merr titullin Master i Shkencave në të Drejtë Publike. Ka marrë pjesë në disa trajnime lidhur me legjislacionin tatimor dhe jo vetëm. Angazhuar në përgatitjen e përmbledhëseve të ndryshimeve ligjore si dhe të due diligences të elementëve ligjor dhe tatimor. Licensuar si Avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë e Shqipërisë.

Kimete Frakulli

Kontabiliste

Pjesë e “Kazazi Consulting” që prej vitit 2016. Pas një eksperience 6 vjeçare si menaxhere kontabilitetit në kompani private. Ka ndjekur studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë për Financë. Diplomuar në 2010. Në vitin 2013 ka përfunduar studimet Master për Financë. Angazhuar kryesisht në shërbimet tatimore dhe kontabilitetit, përfshirë përgatitjen e pasqyrave dhe raportimeve financiare.

Blerina Kaloti

Asistente Fiskale & Kontabiliste

Pjesë e “Kazazi Consulting” që prej mars 2016, pas një eksperience 4 vjecare në një kompani të njohur shërbimesh kontabiliteti, audimi dhe tatimore. Ka ndjekur studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë për Administrim Biznesi. Diplomuar në vitin 2012. Angazhuar kryesisht në shërbimet tatimore dhe kontabilitetit, përfshirë përgatitjen e pasqyrave dhe raportimeve financiare.

Selda Selfollari

Asistente Fiskale & Kontabiliteti

Pjesë e “Kazazi Consulting” që prej vitit 2015. Ka ndjekur studimet e larta në Universitetin “Epoka” për Financë Bankë. Diplomuar në 2014. Ka marrë pjesë në disa trajnime kontabiliteti dhe tatimore. Angazhuar në përgatitjen e librave mujore dhe deklaratave tatimore si dhe me programet e kontabilitetit.

 

Bardhi Sejdarasi

Këshilltar me kohë të pjesëshme për bisnesin, kordinator me organizatat e bisnesit dhe median.

Pjesë e “Kazazi Consulting” në 2016. Diplomuar për inxhinjeri në Universitetin e Tiranës. Ka punuar për më shumë se 30 vjet në pozicione të ndryshme si gazetar ekonomik dhe investigativ, redaktor dhe gazetar në shume media të shkruara dhe vizive, si edhe ka menaxhuar disa shoqata bisnesi.